Full.  Solid.  Quality

DYE SUBLIMATION

Teknologjia e Sublimimit

Stampimi me sublimim është një punim termik i përsosur i cili mbeshtetet ne tre variabla kryesore, presioni i ushtruar nga rruli, koeficenti ideal i nxehtësisë për pëlhura të ndryshme që trajtojmë, dhe shpejtësia e punes. Ai aplikikohet në materiale si poliestër, porcelan, metal me bojë të emaluar, dhe qeramik e glazuar.

Përdorimi i makinerive të markës Monti Antoni  [mod. 853; mod. 72-1800] realizojnë transferimin e imazhit nga letër në pëlhurë me dimensione 160cm x roll on duke dhënë keshtu mundësi stampimi shumëngjyresh (full color) në sipërfaqe të mëdha dhe mundësi stampimi në pjesë të vecanta të prera të produktit. Imazhi i printuar kalon nga gjëndia e ngurtë në të gazët per tu kthyer përsëri në të ngurtë në temperaturë 210-215 °C duke krijur një lidhje unifikimi të përhershme me pëlhurën poliestër.

Të gjithë këta komponent realizojnë prodhim te lart industrial me performancë maksimale.

Ne te Djathte – PLOTER SUBLIMIM

Potenca e ngjyrës, detajet e imta, stampimi në të gjithë siperfaqen e artikullit, dhe cilësia premium janë avantazhi kryesor i kësaj teknike për të cilën ne jemi krenar t’jua ofrojmë si zgjidhjen më cilësore dhe moderne. Stampimi në të gjithë sipërfaqen e pëlhures (veshjes) është aplikimi më i vecantë dhe trendi në ditet e sotme si për produktet e sportit, promocionit dhe fashion. Të gjitha pëlhurat me mbi 60 % poliester janë të përshtashme për tu realzuar me sublimim duke përfituar në fund një imazh me ngjyra potente dhe butesi.

Gama e produkteve për stampimin e të cilëve ne përdorim teknikën e sublimimit është e gjerë dhe ka tendenc gjithnjë e më shumë në rritje si në tregun global ashtu edhe në kompanine tonë.

Inovacioni mbetet objektiva jonë më dinamike prandaj do vazhdojmë të përqafojmë çdo tendenc të re në këte fushë.

Ne te Majte KALANDER